Xherdan Shaqiri tregon lojë shumë të mirë për kampionin në fuqi, Liverpoolin, duke shënuar fitore bindëse në stadiumin “Olimpic” në Londër, me rezultat 3:1 ndaj West Ham, në kuadër të javës së 21-të të Premier League.
Futbollisti Mohamed Salah ishte në formën më të mirë, duke shënuar dy gola dhe në anën tjetër Xherdan Shaqiri me asistim fantastik.
Në minutën e 57-të, Mohamed Salah futet në 16-sh, duke shënuar supergol për epërsinë e Liverpoolit.
Xherdan Shaqiri në formë, nga një largësi asiston për mrekulli në minutën e 68-të, Salah e finalizon me gol, 0:2.
Në minutën e 84-të, Wijnaldum thellon fitoren në 0:3.
Dawson në minutën e 87-të, ngushton humbjen në 1:3.
Shaqa luajti 69 minuta duke dhënë maksimumin në fushë.
Liverpooli renditet në vend të tretë me 40 pikë, ka pesë më shumë se West Ham që mban pozitën e pestë.