Napoli ka shënuar fitore në shtëpi kundër Parmas, e vlefshme për xhiron e 20-të në Seria A.
“Napolitanët” fituan me rezultat 2 – 0.
Nga një gol në secilën pjesë bëri që Napoli t’i arkëtojë pikët e plota.
Ishte Elmas që pas asistimit te Demme zhbllokoi rezultatin (32′).
Derisa, Politano vulosi fitoren me një gol të bukur nga largësia (82′).
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani qëndroi gjatë tërë ndeshjes në stol.
Me këtë fitore, Napoli ngritët në pozitën e katër me 37 pikë, derisa Parma renditët në pozitën e parafundit me 13 sosh.