Chelsea planifikon në javët në vijim të nis bisedimet për rinovim me dyshen Thiago Silva dhe Jorginho.
Me brazilianin gjithçka do jetë më e lehtë sepse në kontratën momentale ka opsionin për rinovim për 12 muajt e ardhshëm, ndërsa Jorginho ka edhe dy vite kontratë, por vazhdon të ketë spekulime lidhur me të ardhmen e tij.
Sipas SportItalia, klubi londinez do diskutojë me Silvan për rinovim dhe duan ta mbajnë deri në vitin 2023.
Kurse, sa i përket Jorginhos që është rikthyer si titullarë nën urdhrat e Thomas Tuchelit, do t’i ofrohet qëndrimi në “Stamford Bridge” deri në verën e vitit 2025.
Në dy ndeshjet e para të Tuchelit në krye, Chelsea ka fituar katër pikë, duke regjistruar një barazim dhe një fitore.