Liverpool arrin marrëveshje me Davies

Futboll

Liverpool arrin marrëveshje me Davies

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 08:10
Davies

Liverpool ka arritur marrëveshje me Ben Davies për transferimin e tij në Anfield.

Mbrojtësi i Preston North End, Ben Davies, është gati të bëjë një hap të çmendur në karrierën e tij profesionale, pasi do të transferohet nga Championshipi anglez tek kampioni i Premierligës, Liverpool.

Davies thuhet te jetë zgjidhja e Klopp, për mungesat në mbrojtje të “The Reds”, edhe pse 25 vjeçar ai ka eksperiencë në futbollin anglez. Që nga viti 2013, ai ka regjistruar 135 paraqitje për skuadrën e Preston dhe ka shënuar 2 gola.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Davis ka arritur marrëveshje personale me Liverpool dhe transferimi i tij në Anfield do të bëhet zyrtar në orët e ardhshme. Vlera e transferimit të tij kap shifrën rreth 4 milinë funte, Davies pritet të kompletojë testimet mjekësore sot dhe të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Liverpool.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat