Talenti i Barcelonës, Pedri Gonzalez ka thyer rekord të ri në La Liga.
Spanjolli ishte titullarë në fitoren ndaj Athletic Bilbaos (2-1).
Sipas Opta, Pedri është bërë lojtari më i ri që bën më shumë se 12 rikuperime të topit brenda një ndeshje të La Liga-s që nga sezoni 2007/08.
Pedri është duke dëshmuar se është një ndër talentët me potencialë të lartë duke fituar vendin para Philippe Coutinhos, që momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi.
Sidoqoftë, blaugranasit renditën në pozitën e dytë në tabelë me 40 pikë, 10 më pak se Atletico që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.