Gjykata do të ndërmarrë masa të shpejta për incidentin në Marseille, ku u panë qindra tifozë të Olympique Marseille të shtunën duke protestuar.
Tifozët ishin të revoltuar nga rezultatet e dobëta dhe ia mësynë protestës, diku rreth 400 tifozë u revoltuan dhe dogjën kampin stërvitor të klubit “Robert-Louis Dreyfus”.
Policia e qytetit ndërhyri duke shpërndarë tifozët ultras, por pastaj edhe Federata franceze dhe Rennes pranuan kërkesën e zyrtarëve të Marseille për të shtyrë ndeshjen në një orar tjetër.
Nga gjithsej 19 personat e arrestuar, pesë janë liruar dhe 14 do të gjykohen sot para panelit gjyqësor në orën 14:00.
Sipas “Rmcsport.com”, vetëm tre persona janë banorë të Marseille, të tjerët nuk janë banorë të qytetit.