Portieri i AC Milan, Gianluigi Donnarumma, është pranë skadimit të kontratës dhe sipas mediave italiane, marrëveshja me klubin “Rossoner” është larg.
Gianluigi Donnarumma dhe zyrtarët e AC Milan, ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së italianit, edhe pse kontrata e tij është afër fundit.
Sipas “Corriere della Sera”, problemi kryesor është kërkesa e pagës prej 10 milionë euro në sezon nga Donnarumma.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, insiston në kërkesën prej 10 milionë euro, por Milan ka ofruar vetëm shtatë milionë.
Sidoqoftë, Chelsea thuhet se është kandidati kryesor për nënshkrimin e tij, në rast se marrëveshja me Milanin dështon.
Donnraumma ka luajtur 19 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke mbajtur shtatë herë golën e pa prekur dhe ka ndihmuar Milanin që të ngjitet i pari në tabelë pas 20 ndeshjeve.