Vijnë lajme të reja që kanë të bëjnë me kalimin e qendërmbrojtësit të Schalke 04 Ozan Kabak në Liverpool.
Është eksperti i merkatos Fabrizio Romano ai i cili raporton se klubet kanë arritur tashmë një marrëveshje mbi këtë operacion.
Lojtari do të kalojë në “Anfiedl Road” në formë huazimi me të drejtën e blerjes për 30 milionë euro.
Romano gjithashtu raporton se Shkodran Mustafi është duke shkuar drejt kalimit tek Schalke 04.