Manchester City nuk dëshiron të transferojë Diego Costan.
Sulmuesi braziliano-spanjoll është lojtar i lirë, mirëpo ende nuk ka gjetur skuadër.
Sipas asaj që raporton Mail Sport, Costa është lojtar i lirë, por që Citizens nuk janë të interesuar për shërbimet e tij.
Ishte raportuar se City do të tentonte të rikthente sulmuesin në Ligën Premier, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, së paku tek ata.
Costa ishte luajtur në të kaluarën për Chelsean në ligën angleze, aty ku kishte arritur të fitonte edhe trofeun në urdhrat e Antonio Contes.
Lojtari e ndërpreu kontratën me Atletico Madridin në muajin e kaluar dhe tani ende nuk është e qartë se ku do të luajë ai