Seria A ka konfirmuar se “Romakët” kanë regjistruar mbrojtësin e krahut me prejardhje amerikane.
19-vjeçari që kërkohej edhe nga Juventusi, iu bashkua Romas për 7.5 milionë euro.
Reynolds tani është lojtari i tetë amerikan që transferohet në Itali, mirëpo vetëm pesë prej tyre kanë bërë debutimin në Seria A.
Reynolds shihet si një ndër talentët e të ardhmes dhe mbetet për t’u parë nëse do gjejë formën te skuadra italiane.