Futbollisti i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni në një intervistë për emisionin “Sport Magazine” në Ora News zbuloi se te Ferenvaroshi stërvitet 3-4 orë çdo ditë.
“Stafi më dërgon ndeshjet e kundërshtarëve dhe unë duhet të studioj kundërshtarët në pozicionin tim mbrojtës i djathtë ose portierin në goditje standarde.
Duhet ti studioj dhe të jap më të mirën në fushën e lojës. Stërvitem vetëm me ekipin sepse ndeshjet janë të ngjeshura, 1 orë-2 orë e gjysmë. Por më përpara ka qenë 3-4 orë në ditë.”
Por nëse në Hungari po shkëlqen, me ekipin kombëtar nuk ka arritur të japë më të mirën. Ai u shpreh se i përshtatet më tepër Cikalleshi dhe Manaj.