Evertoni i Karlo Ançelotit ka kërkuar në minutën e fundit mesfushorin kroat të Interit, Ivan Perisiç.
Sipas mediave britanike, tekniku italian kërkon një zëvendësues për Bernardin i cili u largua në drejtim të Al-Nasr për shifrën e 10 milionë eurove, dhe ideja e minutës së fundit është anësori 31-vjeçar i zikaltërve Ivan Perisiç.
E menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e drejtuesve të Interit për kroatin, të cilët e kanë refuzuar menjëherë pasi nuk kanë zëvendësues.
Perisiç i cili kohët e fundit është aktivizuar nga Konte në krahun e majtë, nuk do e dëshironte largimin e tij nga zikaltërit duke e parë aktivizimin e shumtë nga ana e teknikut puljez.