Sulmuesi Joshua Zirkzee ka kompletuar transferimin te klubi italian, Parma nga Bayern Munich.
Zirkzee është huazuar me mundësi blerje në fund të edicionit.
“Parma është e lumtur të njoftojë transferimin e Joshua Zirkzee nga Bayern Munich deri me 30/06/2021, pastaj klubi ka opsionin ta mbajë përgjithmonë në skuadër”, shkruhej në komunikatën e Parmas.
Për të kompletuar transferimin e sulmuesit, Parma duhet të paguajë 15 milionë euro.