Lampard u largua nga Chelsea me raporte të tensionuara me Petr Cech

Futboll

Lampard u largua nga Chelsea me raporte të tensionuara me Petr Cech

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:53
Frank Lampard

Frank Lampard duket se nuk është larguar në mënyrë edhe aq paqësore nga Chelsea.

Trajneri anglez u shkarkua nga The Blues në muajin janar, pas rezultateve të dobëta dhe shumë transferimeve që nuk i rezultuan me sukses.

Lampard u zëvendësua nga Thomas Tuchel, mirëpo Daily Telegraph zbulon tani se raportet e anglezit me Petr Cechun nuk ishin të mira.

Përveç me drejtoreshën gjenerale Marina Granovskaia, anglezi nuk i kishte raportet e mira as me ish-bashkëlojtarin e tij te Chelsea.

Lampard e ka akuzuar Cechun se më shumë i qëndronte besnik Marinas se sa punës së tij, duke bërë që raportet mes tyre të tensionohen.

Për largimin e tij nga Chelsea u akuzuan edhe Mateo Kovacic dhe Antonio Rudiger, që nuk kanë pasur fjalë të mira për anglezin në bord të klubit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat