Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, beson që Kylian Mbappe dhe Neymar do të qëndrojnë te ky klub edhe pas përfundimit të stinorit.
Që të dy janë përfolur se mund të largohen nga Parku i Princave në drejtim te ndonjë ligë apo klub më me nam, mirëpo kurrë nuk ka pasur diçka konkrete.
“Besoj që Neymar dhe Mbappe do të mbeten, e kam një ndjesi që do të qëndrojë për një kohë të gjatë te PSG-ja”, ka thënë Pochettino për RMC.
“Dhe nuk kam dyshime, jam shumë optimist. Klubi po punon shumë që t’i mbajë ata me ne”.