Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka hedhur poshtë çdo mundësi që në të ardhmen të bëhet trajner i Barcelonës.
Tekniku argjentinas më herët ishte pjesë e Espanyolit, rivalit lokal te katalunasve.
Pochettino thotë se kur bëhet trajner i ndonjë skuadre, atëherë lidhet me qytetin dhe tifozët, andaj assesi s’iu bashkohet rivalëve.
“Kurrë nuk do ta menaxhojë Barcelonën. Është e pamundur. Kam këtë idenë e jetës, lidhje me një pjesë të qytetit, andaj bëhet e pamundur. Njësoi si Marseille që është gjithashtu e pamundur për mua”, tha ai për RMC Sport.
Pochettino ishte alternativë për postin e trajnerit kur u shkarkua Quique Setien, por thuhet se e refuzoi.