Kylian Mbappe ka treguar se shoku i tij i skuadrës në Paris Saint-Germain, Neymar është lojtar i mrekullueshëm dhe ai beson që braziliani është kryesori në projektin e klubit
Çifti ka një marrëdhënie të ngushtë si brenda ashtu edhe jashtë fushe në kryeqytetin francez prej që ata u transferuan aty më 2017.
“Gjithmonë kam menduar që lojtarët e mëdhenj janë bërë për të luajtur së bashku – është e qartë që në jemi ata dy”, tha Mbappe për France Football kur është pyetur për Neymar.
“Rolet tona janë rritur kur unë kam shkuar në Paris: Neymar është qendra e projektit dhe unë isha aty për ta ndihmuar atë”.
“Kjo për shka se kur unë shkova në PSG, isha një yll në ngritje dhe u desh ta tregoja vetveten në fushë”.
Neymar ka nënshkruar për PSG për një shumë 222 milionë euro në verën e vitit 2017 dhe është e qartë që ka impresionuar shokët e skuadrës prej që ka shkuar aty.
“Neymar di t’i bëjë të gjitha”, shtoi Mbappe. “Ai është më i miri në botë”.
“Kur ai erdhi në Paris, ne e kuptuam çdo gjë që ai mund të bëjë. Ai nuk është një lojtar që thjesht bën show dhe vallëzon kur ne jemi duke fituar 5-0. Ai bën gjëra spektakulare edhe kur ne jemi duke barazuar 0-0”.
“Nuk e di nëse të gjithë e kuptojnë këtë, por Neymar i kupton të gjitha. Ai ka një instinkt që e bën atë të dijë dhe të vendos për të gjitha gjërat shumë shpejt”.
Ish sulmuesi i Monacos Mbappe ishte një transferim i madh nga PSG në të njëjtën verë si Neymar.
“Të jem i drejt, duke larguar ato trajtimet arrogante që ju bëhet të rinjve, unë kurrë nuk do ta harroj se sa shumë me ka ndihmuar ai në fillim”, tha Mbappe për brazilianin. “Kur je 18 vjeçar dhe shkon në zhveshtore, nuk është kurrë lehtë”.
“Në skuadra të tilla të mëdha, 60 për qind e suksesit varët nga futbolli i juaj dhe 40 për qind nga klima në zhveshtore. Ai me ka ndihmuar shumë dhe unë nuk do ta harroj”.