West Bromwich Albion ka kompletuar huazimin e mesfushorit Ainsley Maitland-Niles nga Arsenali.
Anglezi i talentuar u huazua te WBA për të luajtur më shumë për gjashtë muajt e ardhshëm.
WBA nuk ka ndonjë opsion blerje, andaj pas gjashtë muajve Maitland-Niles do rikthehet në “Emirates”.
Huazimin e anglezit e ka konfirmuar edhe klubi i “Topçinjve”.
Lojtari nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës te klubit të ri ndaj Sheffield Unitedit.