RB Leipzig-Liverpool mund të zhvillohet në terren neutral, ashtu si Benfica-Arsenal

Futboll

RB Leipzig-Liverpool mund të zhvillohet në terren neutral, ashtu si Benfica-Arsenal

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet RB Leipzigut dhe Liverpoolit mund të zhvendoset në një vend neutral – bëjnë të ditur mediat.

Si pasojë e pandemisë së coronavirusit, autoritetet gjermane i kanë kufizuar fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar deri më 17 shkurt.

Përballja e dy skuadrave në 1/8 e finales në garën e madhe evropiane është caktuar të zhvillohet një ditë më herët (16 shkurt).

Liverpool Echo raporton se është duke u shqyrtuar mundësia e një stadiumi neutral në rast se Liverpoolit nuk i bëhet një leje speciale për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

Padyshim që Redsave do t’u konvenonte të mos luanin në terrenin e skuadrës gjermane. Në ndërkohë është duke u marrë parasysh edhe opsioni i ndërrimit të stadiumeve (Liverpooli të jetë nikoqir në sfidën e parë, kurse Leipzigu në atë kthyese).

Edhe ndeshja e Ligës së Evropës ndërmjet Benficas dhe Arsenalit mund të zhvillohet në një terren neutral. Portugali është në zonën e kuqe dhe në rast se Topçinjtë udhëtojnë në Lisbonë, atëherë do të detyroheshin që të hynin në karantinë për 10 ditë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat