Shkodran Mustafi transferohet në Bundesligë te skuadra e Schalke 04 në limitet e merkatos. 28-Vjeçari mbylli me konsesnus kontratën që i kishte mbetur me “Topçinjtë”, për t’u rikthyer në vendlindje. Mbrojtësi ishte pjesë e klubit londinez që nga viti 2016, kohë kur u transferua nga Valencia për 35 milionë stërlina.
Nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta, këtë sezon lojtari me origjinë shqiptare u aktivizua vetëm 9 herë gjatë këtij sezoni, çka e detyroi atë të merrte vendimin për rikthimin në Gjermani.
Trajneri Arteta deklaroi se Mustafi ka bërë mirë për kohën që është aktivizuar në Angli dhe se i uron atij suksese të mëtejshme te Schalke.
Klubi gjerman ka kryer disa blerje të rëndësishme në këtë merkato dimri për të dalë nga situata e keqe ku ndodhet. Skuadra nga Gelsenkirchen aktualisht renditet në vendin e fundit në Bundesligë.