“I paqëndrueshmi” Niang “mashtron” Bolognan, qëndron në Ligue 1!
Rikthimi i Niang në Itali për të veshur fanellën e Bolognas dukej çështje e mbyllur, por më pas ish-lojtari i Milanit, që aktualisht luan në kampionatin francez me Rennes, ndryshoj mendje, duke vendosur të qëndrojë në Ligue 1.
Përgjegjësi për merkaton e klubit nga Emilia-Romagna, Walter Sabatini, shpjegoi situatën që la skuadrën pa përforcime në sulm. 65-vjeçari deklaroi se Niang ishte shumë pranë kalimit nën drejtimin e Mihajloviq, por më pas u distancua.
Sabatini theksoi se 26-vjeçari është një njeri i paqëndrueshëm dhe se mungesa e ardhjes së tij nuk e shqetëson dhe nuk e mërzit aspak.