Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip do ta humbasë pjesën tjetër të edicionit për shkak të një lëndimi në ligamentin e kyçit të këmbës.
Lajmin e ka bërë me dije klubi i Liverpoolit në faqen zyrtare.
Matip u lëndua në javën e kaluar gjatë ndeshjes ndaj Tottenhamit.
Kështu, ai i bashkohet Virgil van Dijkut dhe Joe Gomezit, të cilët e humbën edicionin shkaku i lëndimeve.
Liverpooli u përforcua me mbrojtësit Ben Davies dhe Ozan Kabak në orët e fundit të afatit kalimtar.