Javier Tebas, presidenti i La Ligas, edhe një herë ka dhënë opinionin e tij për kontratën e Leo Messit, të zbuluar nga “El Mundo Deportivo” dhe pasojat e mundshme që do të kishte largim i tij nga kampionatin spanjoll. Në një postim në Twitter, ai shkruan:
“Nga kjo shumë (rreth 550 milionë euro), Messi i paguan rreth 270 milionë euro taksa shtetit, nëse ai do të shkonte në Itali ai do të paguante vetëm 135 milionë.
Ne do të kemi një eksod talentesh në vendet e tjera, dhe La Liga do të humbasë lojtarët që kontribuojnë në gjenerimin e 1.37% të PBB-së dhe më shumë se 180 000 vende pune.”
Mesazhi i presidentit të La Ligas është i qartë: taksat e larta të shtetit spanjoll po e dëmtojnë rëndë futbollin. Kjo është arsyeja pse lojtarët më të mirë në qarkullim po ikin nga vendi iberik. Rasti më i mirë për t’u ilustruar është ai i Cristiano Ronaldos, që “braktisi” Rela Madridin për Juventusin në verën e vitit 2018.