Ish lojtari italian, Antonio Cassano ka thënë se mesfushori Christian Eriksen mund të bëhet Andrea Pirlo i ri i Antonio Contes.
Cassano gjithmonë ka mbrojtur danezin dhe ka lavdëruar ish yllin e Spurs.
Eriksen ka shkëlqyer me paraqitje të mira në kohën e fundit dhe Cassano ka krahasuar këtë situatë me atë kur luante Pirlo për Conten te "Bianconerët".
"Jemi duke biseduar për një kampion të madh. Atij i nevojitet vetëm besim. Nuk është se tash ka mësuar si të luash futboll".
"Conte ndryshoi mendjen, shpresoj që vazhdimësia i dha besim. Eriksen është më pak i fortë se Modric, por korati nuk do luante për Conte ngase nuk mbrohet".
"Gjithmonë më kujtohet Pirlo. Ideja e Conte te Juventusi nuk ishte me Pirlon, Conte pastaj gjeti Pirlon, ndryshoi sistemin në 3-5-2 dhe fitoi gjithçka", tha ai.
Pritet që Eriksen të jetë nga minuta e parë kundër Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.