Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të programit për xhiron e 22-të.
Dy ndeshjet më interesante të ditës së martë do të jenë mes Wolverhampton e Arsenal dhe Manchester United e Southampton.
“Djajtë e Kuq”, kanë sot rastin që me një fitore të mundshme kundër Southampton, të barazohen me pikë me liderin e tabelës Manchester Cityn.
Pas 21 xhirosh, Manchester United gjendet në vendin e dytë në tabelë, me 12 fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 41 pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Southampton pas 20 ndeshjeve, ka regjistruar tetë fitore, pesë barazime dhe shtatë humbje, dhe pozicionohen në vendin e 11 me gjithsej 29 pikë.
Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze.
19:00 Sheffield United (20) – West Brom (19) (Stadiumi Bramall Lane)
19:00 Wolverhampton (10) – Arsenal (14) (Stadiumi Molineux)
21:15 Manchester United (2) – Southampton (11) (Stadiumi Old Trafford)
21:15 Newcastle (15) – Crystal Palace (13) (Stadiumi St. James Park).