Barcelona është në krizë të madhe financiare, por së fundmi u bë e ditur borxhi i madh i klubit katalunas ndaj Lionel Messit.
Borxhi total i klubit katalunas është mbi 1.1 miliardë euro, derisa këtë e ka shkaktuar mungesa e të ardhurave.
"Cadena Cope" raporton se Barcelona ka obligime financiare edhe ndaj Lionel Messit.
Barcelona duhet që të çonte në llogarinë e kapitenit të saj në fundin e muajit janar 72 milionë euro, të cilat korrespondojnë me kontratën e këtij sezoni.
Për momentin, Barcelona ka paguar vetëm 8.5 milionë euro dhe i detyrohet 63.5 milionë euro futbollistit.
Në këtë shifër llogaritet rroga e tij si lojtar i këtij klubi dhe të drejtat e imazhit.
Megjithatë, kriza ekonomike e klubit ka bërë që drejtuesit të ulen dhe të diskutojnë me futbollistin në lidhje me mënyrën e pagesës.