Futbollisti shqiptar, Bleron Hoxha, ka nënshkruar kontratë me skuadrën ‘St. George’ nga Malta.
Hoxha, do të jetë shtyllë kryesore e ekipit në mesfushë.
Ai me futboll ka filluar si i vogël, duke luajtur për klube të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.
Talenti, dhe mbi të gjitha pasioni i tij për futbollin e bëri që ai të jetë pjesë e elites futbollisitike të Maltës.
Bleron Hoxha, pas nënshkrimit të kontratës ndjehet i entuziazmuar për karrierën në futbollin ndërkombëtar.
“Ndjehem i lumtur dhe mbi të gjitha i plotësuar që sot nënshkruajta kontratë me Klubin futbollistik ‘St. George’ të Maltës. Sot është një hap i rëndësishëm për karrierën time si profesionist. Dua që ta ndihmojë ekipin tim me të gjitha mundësitë dhe kapacitetin që kam. Jam këtu për të bërë më të mirën e mundshme”, thekson Bleron Hoxha.
Ai është lindur dhe rritur në f. Rashçe, kurse sot vazhdon karrierën e tij futbollistike në elitën e futbollit maltez.