Marseille transferoi një lojtar që nuk e donte, Andre Villas-Boas ofron dorëheqjen!
Trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas ka njoftuar se ka ofruar dorëheqjen e tij.
Sipas tij, kjo vjen për arsye se klubi francez e bleu Olivier Ntcham pa dëshirën e tij.
“Unë vetëm dua të largohem nga Marseille.
Nuk po kërkoj asgjë tjetër nga bordi. Nuk kam marrë përgjigje ende nga bordi për ofertën time për dorëheqje” – theksoi ish-trajneri i Chelseas e Tottenhamit në konferencë për media.
Ai është te Marseille që nga viti 2019, ndërsa paraprakisht kishte punuar në Kinë.