Franck Ribery është ëndrra e Monzas së Adriano Galianit në rast se skuadra e tij ngjitet në Serinë A sezonin pasardhës.
Sipas prestigjiozes “France Football”, flitet ppër një Adriano Galiani shumë të interesuar për kampionin francez i cili është në skadencë kontrate me Fiorentinën.
Ish-drejtuesi më i lartë i Milanit e kishte provuar edhe më parë, Riberinë gjatë merkatos verore dhe kësaj të janarit që sapo përfundoi.
Fiorentina nuk e ka marrë në konsideratë largimin e përafërt të ish-kampionit të Bajernit të Mynihut.