Skuadra e Llapit nga Podujeva po bëhet gjithnjë e më e fortë për pjesën e dytë të kampionatit.
Llapjanët përforcojnë radhët edhe me një mbrojtës.
"Llapi ka arritur marrëveshje 2 - vjeçare me qendërmbrojtësin francez, Anthony Monin i cili nga dita e sotme është bashkuar me skuadrën, ndërsa ka patur edhe disa minuta në ndeshjen kontrolluese ndaj Bashkimit.
Anthony Monin është 24 vjeç, i lindur më 03.05.1996 në Besancon të Francës. Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës dhe ka bërë karrierë tek skuadrat e FC Vesoul, Caledonian Braves FC, Berwick Rangers FC U20 dhe së fundmi tek FC Vallorbe-Ballaigues.
Klubi ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e futbollistit para arritjes në Kosovë dhe Anthony Monin ka të drejtë loje që nga ndeshja e parë për Kupë, ndaj Ballkanit që pritet të zhvillohet më 10 shkurt", njofton KF Llapi.