Mesut Ozil luajti sot ndeshjen e parë për Fenerbahcen pas transferimit nga Arsenali.
Fenerbahce shënoi fitore në udhëtim ndaj Hataysporit me rezultat 1:2, kurse Ozil luajti për 14 minuta.
Pas ndeshjes, reprezentuesi gjerman shkroi në profilin e tij në Twitter duke e përshkruar si ndjenjë e papërshkrueshme.
“Ndjenjë e papërshkrueshme. Ndeshja ime e parë për Fenerbahcen. Urime për ekipin, tri pikë shumë të rëndësishme janë tonat. Një falënderim i veçantë për portierin tonë” – shkroi Ozil.