Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur sot në një konferencë për media.
Ai ndër të tjera, ua ka shuar shpresat tifozëve të “The Reds” për një rikthim të mundshëm të holandezit Virgil Van Dijk.
Tekniku gjerman, ka thënë se nuk e di prej ku kanë ardhur këto zëra, porse një rikthim i qendër-mbrojtësit është gati-gati i pamundur.
“Për momentin, nuk e di nga vijnë këto gjëra – askush në të vërtetë, asnjë mjek, askush në të vërtetë nuk më tha se ka një shans që Virgil të luajë përsëri në këtë sezon.
Unë nuk dua të them se është absolutisht e pamundur por nuk është e mundshme”, tha ndër të tjera Klopp.