Ka përfunduar ndeshja e katërt dhe e fundit përgatitore për Dritën në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Antalya të Turqisë.
Ekipi gjilanas arriti ta mposht ekipin nga Superliga e Ukrainës, Minaj me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Kastriot Rexha në minutën e 66-të pas një goditje të bukur me kokë.
Ndeshja ishte me shumë ritëm dhe shumë e fortë fizikisht nga të dyja ekipet.
Kështu, Drita e mbyll me fitore fazën përgatitore në Turqi, ndonëse e humbi një trofe, atë të Superkupës nga Prishtina.