Probleme te Roma përpara ndeshjes kundër Juventusit të planifikuar për të shtunën.
Mbrojtësi Chris Smalling pësoi një dëmtim në kofshën e majtë në përballjen ndaj Verona dhe vendin e tij e mori Kumbulla.
Lojtari anglez do të vlerësohet dita ditës, por pavarësisht kësaj, ai nuk do të jetë në dispozicion të Fonseca për ndeshjen kundër bardhezinjve.
Do të jetë detyra e Kumbullës që të merret me Cristiano Ronaldo ose Morata. Një provë force për shqiptarin që është kthyer rezervë sapo Smalling kishte rikuperuar pas dëmtimit.