Gentian Liçi do drejtojë skuadrën e Skënderbeut në ndeshjet e radhës, derisa klubi nga Korça të gjej trajnerin e ri.
Sipas ‘Panorama Sport’, Liçi është kontaktuar nga presidenti i klubit, Ardian Takaj, i cili i ka bërë me dije se do të jetë ai trajneri i ri.
Sipas mediumit nga Shqipëria, nëse skuadra e Skënderbeut regjistron rezultate të mira nën urdhërat e Gentian Liçit, ai mund të mbetet trajner edhe përfundimisht.
Kujtojmë se Skënderbeu është pa trajner që nga 31 janari i këtij viti, pas ndërprerjes së marrëveshjes me Julian Ahmatajn.
Ndryshe, Liçi gjatë karrierës së tij ka luajtur për Skënderbeun, Dinamon, Partizanin, Tiranën, Besëlidhjen, Flamurtarin, Tomorin e Bylisin.