Juventus ka refuzuar 57 milionë euro nga Liverpool për yllin e skuadrës

Futboll

Juventus ka refuzuar 57 milionë euro nga Liverpool për yllin e skuadrës

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Juventus ka refuzuar 57 milionë euro nga Liverpool për yllin e skuadrës

Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 57 milionë euro për mbrojtësin Merih Demiral në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mediat italiane kanë raportuar të martën se Liverpooli ka ofruar 57 milionë euro për mbrojtësin turk, por që nuk është pranuar nga klubi italian.

“Zonja e Vjetër” llogarit në shërbimet e mbrojtësit turk dhe nuk dëshiron ta shes. Demiral këtë sezon me Juventusin ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje në Serie A shkaku i problemeve me lëndime të shpeshta.

Ai u transferua te Juventusi nga Sassuolo në vitin 2019 për 20 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat