Skuadra e Dortmundit hoqi goxha shumë për të arritur në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Verdhezinjtë pas 120 minutave u kualifikuan, pasi që takimi në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2) në duel me Paderbornin.
Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta verdhezinjtë shënuan fitore me rezultat 3:2, duke e rrëzuar rivalin nga Kupa. Mysafirët luftuan deri në pikën dhe gati sa befasuan Dortmundin në “Signal Iduna Park” .
Për verdhezinjtë shënuan Can (6'), Sancho (16'), Haaland (96’) dhe për Paderbornin realizuan Justvan (79') e Owusu (90+8 nga penalltia).
Werder Bremeni triumfon me rezultat 2:0 ndaj Greuther Furth-it.
Mohwald (12') dhe Agu (73') shënuan për Werderin. Futbollisti Milot Rashica u paraqit standard për Werderin dhe u zëvendësua nga minuta e 69-të.
Dortmundi dhe Werderi kualifikohen në çerekfinale.