Juventusi ka bërë të ditur listën e skuadrës që do jenë të ftuar për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kmapionëve.
“Bianconerët” nuk kanë bërë ndryshime në afatin e janarit, pos largimit të Sami Khediras, lojtar i cili nuk ka zhvilluar asnjë minutë këtë edicion.
Skuadra e Andrea Pirlos mbetet e paprekur, derisa në listë janë disa talentë nga skuadra B.
Juventusi do përballet me Porton me 17 shkurt për ndeshjen e parë të rrethit të 16.
Lista e Juventusit për Ligën e Kampionëve: Szczesny, Chiellini, De Ligt, Arthur, Ronaldo, Ramsey, Morata, Dybala, Alex Sandro, Danilo, McKennie, Cuadrado, Bonucci, Chiesa, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Frabotta, Kulusevski, Buffon.