Skuadra e Atletico Madridit ka njoftuar një rast të ri pozitiv me Covid-19.
Sulmuesi i klubit të Atletico Madridit, Joao Felix ka rezultuar pozitiv me virusin korona.
“Atletico Madrid njofton se João Félix mori një rezultat pozitiv për Covid-19”, shkruhet në njoftim.
Sulmuesi mbetet i izoluar në shtëpi në përputhje të plotë me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe protokollin e LaLiga.