Mesnata e 2 shkurtit ishte afati i fundit për të depozituar në UEFA listën e lojtarëve që skuadrat do të jenë në gjendje të përdorin në fazat me eliminim direkt të Champions League dhe Europa League. Bie në sy përfshirja e Edin Dzekos në listën e Romës, pavarësisht problemeve që ka patur boshnjaku me trajnerin Fonseca (në ditët e fundit të merkatos ishte shumë pranë Interit, në shkëmbim me Alexis Sanchez). Gjithashtu, në listën e verdhekuqve është edhe El Sharaawy.
Lazio i ka besuar prurjes më të re, Musacchio, dhe Lulicit, që sapo është kthyer nga një mungesë e gjatë për arsye dëmtimit (jashtë, Djavan Anderson dhe Luiz Felipe).
Pioli vendos të përjashtojë nga lista e Milanit talentin norvegjez, Hauge, për të përfshirë Mandzukicin (plus Tomori dhe Meite).
Listat e depozituara në UEFA
JUVENTUS: Szczesny, Buffon, Pinsoglio; Chiellini, De Ligt, Bonucci, Danilo, Demiral, Alex Sandro, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Cuadrado, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Kulusevski; Cristiano Ronaldo, Morata, Dybala, Church.
LAZIO: Reina, Strakosha; Acerbi, Lulic, Fares, Patric, Hoedt, Lazzari, Marusic, Musacchio, Radu; Akpa Akpro, Cataldi, Escalante, Milinkovic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Parolo, Pereira; Caicedo, Correa, Immobile, Muriqi.
MILAN: Tatarusanu, A. Donnarumma; Kalabria, Dalot, Hernandez, Kalulu, Kjaer, Tomori, Romagnoli; Bennacer, Castillejo, Brahim Diaz, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali, Calhanoglu; Ibrahimovic, Rafael Leao, Mandzukic, Rebic.
ROMA: Fuzato, Mirante, Pau Lopez; Bruno Peres, Ibanez, Mancini, Karsdorp, Kumbulla, Santon, Smalling, Spinazzola; Cristante, Diawara, Pellegrini, Veretout, Villar; El Shaarawy, Dzeko, Mayoral, Mkhitaran, Carles Perez, Pedro Rodriguez.