Spikat pa dyshim përplasja mes Napolit dhe Atalantës në Kupën e Italisë.
Bëhet fjalë për sfidën e parë gjysmëfinale, që do të zhvillohet në stadiumin “Maradona”, në orë 20:45, mes dy skuadrave që luajnë futboll të bukur dhe japin spektakël në fushën e blertë.
Në fakt, ambienti në kampin napolitan është tronditur ditët e fundit marrëdhëniet e tensionuara mes drejtuesve më të lartë dhe trajnerit Gattuso, të cilit i qëndron mbi kokë hija e Rafa Benitezit apo e trajnerëve të tjerë.
Në rast dështimi. De Laurentiis vështirë t’i japë më kohë trajnerit kalabrez.