Dukagjini ndeshet me Partizan Bardejov

Futboll

Dukagjini ndeshet me Partizan Bardejov

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:51
Dukagjini ndeshet me Partizan Bardejov

Skuadra nga Liga e Parë e Kosovës, Dukagjini, sot do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore-kontrolluese në Antalia të Turqisë.

Skuadra nga Klina sot nga ora 13:30 do të takohet me Partizan Bardejov, skuadër e cila bën gara në Ligën e Dytë të Sllovakisë.

Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Armend Dallku të dielën që lam pas ka zhvilluar ndeshjen e pare ndaj skuadrës ruse, Fakel Voronezh, ku pësoi humbje me rezultatin 4-2.

Vlen të theksohet se Dukagjini bën gara në grupin A në Ligën e Parë dhe vlerësohet si një nga pretedentët kryesor për t’u rikthyer në Superligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat