Skuadra e KEK-ut nga Kastrioti, sot në orët e mëngjesit ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Teteksin e Tetovës, e cila përfundon baras (3:3). Ndeshje e mirë e me 6 gola të shënuara, që u zhvillua në Ohër.
“Ekipi ynë ishte dukshëm më i mirë në fushë, trajneri Kodraliu inkuadroj në ndeshje të gjithë lojtarët.
Lojtarët e rinj nuk arritën të mbanin epërsinë deri në fund.
Formacioni startues: Behrami, Leci, Haxhaj, Govori, Dushlaku, Berisha, Shabani, Dajaku, Thaçi, Gashi,; Berbatovci.
Golat i shënua : Florim Berbatovci 2 dhe Egzon Shabani 1.
Ndeshja e radhës kontrolluese do të jetë kundër Drita Bogovinë, për kohën dhe ditën do të njoftoheni me kohë”, njofton KEK-u.