Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, ndahet baras me Ohrin, në takimin miqësorë, që ishte i mirëseardhur për trajnerët për të pa formën e futbollistëve.
Skuadra e Ligës së dytë befason me lojë të mirë ndaj skuadrës shqiptare.
Futbollisti i Renovës, Emran Ramadani, kur ishte rezultati 1:1, dështon nga penalltia.
Futbollisti Jasharovski në minutën e 8-të e solli në epërsi Renovën, pastaj rivali realizon dy herë përmes Rexhepit dhe Mazarit (2:1). Emran Ramadani shmang humbjen në minutën e 80-të, barazon shifrat 2:2.