Mançester Junjatid nuk pati mëshirë në mbrëmjen e djeshme të kampionatit teksa mposhti me rezultatin 9-0, Sauthhempton.
Djajtë e kuq nuk e hoqën për asnjë moment “këmbën nga gazi” dhe u argëtuan në fushë ndaj kundërshtarëve. Pas kësaj sfide, trajneri i Junajtid, Ole Gunar Solskjaer u shpreh se ekipi i tij luajti si të ishte ndeshja e fundit.
“Ndonjëherë kur luan ndaj një kundërshtari me 10 lojtarë, bëhet e vështirë sepse mblidhen të gjithë pas dhe më pas të kapin në kundërsulm.
Luajtëm mirë, duke e kontrolluar dhe lëvizur mirë topin, krijuam rrezikshmëri nëpërmjet aftësive individuale të lojtarëve. Të luash futboll duhet të jesh gjithnjë në maksimum. Mund të jetë ndeshja e fundit dhe ata luajtën sikur ishte ndeshja e fundit. Për këtë jam i lumtur”, u shpreh Solskjaer.