Real Madridi në verë mund të largojë një ndër talentët më të mirë në skuadër.
Bëhet fjalë për yllin brazilian, Vinisius Zhunior që në kohën e fundit nuk është në formën e duhur. Vinicius është duke qëndruar në stol, pasi treshja startuese që preferon Zidan është Hazard, Benzema dhe Asensio.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Reali është i gatshëm ta shesë Viniciusin nëse oferta e duhur bëhet gjatë verës. PSZH-ja që disa vite është e interesuar për lojtarin dhe ndoshta do provojë ta transferojë në “Parkun e Princave”. Sipas “AS”,
Reali nuk do pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro.