Ish sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose ka lavdëruar trajnerin e Milanit, Stefano Pioli.
Dyshja kanë kaluar dy sezone se bashku dhe fituesi i Kupës së Botës beson se Pioli mund të këtë sukses në "San Siro".
Gjermani që momentalisht është asistent i trajnerit te "Bavarezëve" ka mendimin se Pioli mund të rikthejë trofeun në Milano.
"Mund të them se Pioli është shumë i mirë. Nuk e di nëse ka pasur ndonjë gjë mes Milanit dhe Rangnickut".
"Është i sinqertë, është njeri, është i kompletuar. I përmirëson lojtarët. Atij thjeshtë i duhet kohë".
"Ai duhet t’i njeh lojtarët dhe ata duhet ta njohin atë. Çfarë pret trajneri në stërvitje dhe e njëjta për lojtarët. Nëse Milani i jep rastin Piolit për një kohë të gjatë, ata do fitojnë".
"Skuadra gjithashtu mund të fitojë Scudetto", deklaroi ai.
AC Milani momentalisht është lider në Seria A me 46 pikë, dy më shumë se Interi.