Skuadra e Gostivarit , pasi që ditë më parë largoi disa futbollist, sot prezantoi 3 futbollist të rinj, me të cilët do të synojë inkuadrimin në Ligën e Parë të Maqedonisë.
Pjesë e Gostivarit do të jetë Lavdrim Skenderi, që luan në sulm, pastaj Sejdi Zendeli që luan në pozitën e mbrojtësit defanziv, si dhe Jeton Shaini, që luan në mesfushë.
Që të tre futbollistët e rinj, kanë firmosur kontratë me KF Gostivari deri në fund të sezonit, me obcion që të vazhdohet kontrata, nëse palët janë të kënaqura.
KF Gostivari në Ligën e Dytë aktualisht qëndron në vendin e dytë, së bashku me skuadrën e Veleshtës , që ka grumbulluar 30 pikë.