Bruno Fernandes theksoi se fitorja ndaj Southampton (9-0), të hënën, ishte një rezultat i shkëlqyeshëm, menjëherë pas një periudhe më pak pozitive për Manchester United.
“Nuk ishte një mënyrë e keqe për t’u kthyer në rrugët e fitores,” shkroi mesfushori i Djajve të Kuq.
Reprezentuesi portugez shënoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime në lojë kundër Southamptonit.
Bruno Fernandes u vlerësua me notë maksimale, 10 për duelin e djeshëm, duke qenë kështu lojtari më i mirë i takimit të xhiros së 22’të të Premierligës.