Legjenda e futbollit Faruk Domi ka folur për periudhën e pavarësimit të sportit të Republikës së Kosovës, në veçanti sportit gjakovar! Domi ka qenë prej me të angazhuarve dhe përgjegjës edhe i Kampionatit të Kosovës, grupi i Gjakovës në futboll, në vitet e 90-ta dhe anëtar i Bordit të FFK-së.
Ç’ është e vërteta familja Domi ka kontribuar shumë në vitet e 90-ta, përveç Faruk Domit, ish futbollist i Vëllaznimit, Trepçës dhe gjeneratës së artë të Prishtinës, edhe vëllezërit Ibrahim dhe Mustafa Domi, krahas që kontribuan në fushën e gjelbër, ata dhanë kontribut edhe në Restorantin “Faton” emrin e të cilin e mbante vëllau - futbollisti i ndjerë Faton Domi (ish lojtar i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe Vëllaznimit (me 22 nëntor 1987, ku humbi jetën me Favzi Ramën pas një aksidentit tragjik në Zllakuçan).
Restoranti i vëllezërve Domi ishte çerdhe e sportit dhe e LDK-së, ku aty u mbajtën të gjitha mbledhjet e manifestimet e njeherit edhe sportisti i vitit prej vitit 1992 e deri 1998.
Faruk Domi
Vlen të përmendet se vazhdimisht vëllezërit Ibrahim e Mustafa Domi bënin roje deri sa u kryenin manifestimet.
Faruk Domi ka folur për sfidat dhe organizimin e aktiviteteve në vitet e 90-ta.
“Veprimtaria e kulturës fizike dhe sportit në qytetin e Gjakovës është zhvilluar në etapa të ndryshme kohore, andaj edhe emërtimet si institucione më të larta sportive kanë pësuar ndryshime gjatë tërë historikut të suksesshëm të saj, duke u harmonizuar me statutet me të larta sportive të Kosovës.
Në vitin 1927 themelohet institucioni më i lartë sportiv në Gjakovë i emërtuar Lidhja e organizatave për kulture fizike Gjakovë i cili veprimtarin e vete e zhvillon gjerë në vitin 1990.
Me pavarësimin e sportit të Kosovës në vitin 1991 ky institucion i kordinuar dhe harmonizuar me statutin e lidhjes së sporteve të Kosovës emërtohet Lidhja E Sporteve Gjakovë e cila veprimtarin e vetë e vazhdon gjerë në vitin 1999.
Me siguri se kjo periudhë kohore e zhvillimit të sportit në Gjakovë dhe Kosovë pa asnjë dyshim do të hyn në analet e sportit Europian e Botëror për dhunën dhe represionin sistematik që është ushtruar ndaj popullatës dhe sportistëve shqiptarë.
Dhuna dhe represioni që ushtronte regjimi serb mbi popullatën shqiptare dhe ndaj sportistëve në atëkohë ishin bërë përditshmëri dhe nuk kishin të ndalur.
Ky skenar shtetëror serbë i represionit dhe dhunës i përgatitur nga regjimi millosheviqian filloi së zbatuari pas suprimimit të autonomisë së Kosovës ku Kosova ishte njësi federale e ish Jugosllavisë.
Qëllimi kryesor i këtij regjimi ishte shumë i qartë ndryshimi i strukturës së popullsisë në Kosovë, largimi me dhunë nga vendet e punës, ndërprerjet e proceseve edukativo- arsimore, shëndetësore kulturore e sportive dhe dëbimi i tyre jashtë Kosovës siç ndodhi me pastaj kur afro 1 milion shqiptarë u dëbuan me dhunë nga Kosova.
Pas themelimit të sportit të pavarur të Republikës së Kosovës sportistët dhe klubet gjakovare plotësisht i përkrahen dhe ju bashkangjiten këtyre ndryshimeve duke qenë pjesëmarrës në të gjitha garat sportive të organizuara nga federatat përkatëse në të gjitha nivelet”, tregon Faruk Domi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Pas dëbimit të sportistëve dhe klubeve sportive nga objektet sportive në Gjakovë në prill të vitit 1993 filloi një riorganizim i ri në kushte krejtësisht tjera në terrene sportive të improvizuara dhe nën qiellin e hapur.
Nga ky represion nuk u kursyen as dy udhëheqësit të BVI-së për kulturë fizike dhe Lidhjes së sporteve zotërinjtë Aliriza Kursani dhe Faruk Domi të cilët gjithashtu dhunshëm u larguan nga puna duke u zëvendësuar me organin e dhunshëm serb dhe me kuadro jo profesionale edhe pse ky minoritet përbënte me pak se 1% të kësaj popullate.
Kryesia e Lidhjes së Sporteve e udhëhequr nga kryetari Dr. Fehmi Vula dhe sekretari profesional Faruk Domi dhe anëtarët e saj menjëherë reaguan duke organizuar takim me klubet sportive për t’i njoftuar mbi te gjitha problemet, përgjegjësit dhe realitetin e ri të krijuar.
“Në këtë seancë kryesia e Lidhjes se sporteve e përbërë prej 7 anëtarësh morë këto vendime: Te vazhdohet kontinuiteti i punës së Kryesisë së Lidhjes se sporteve, Te gjitha klubet sportive të qytetit të Gjakovës obligohen të jenë pjesëmarrëse në të gjitha garat sportive që do të organizojnë federatat përkatëse të Republikës së Kosovë.
Te gjitha klubet sportive obligohen që në afatin kohor sa më të shpejtë të gjejnë mënyrat me të përshtatshme për sigurimin e terreneve sportive për vazhdimin e trajningjeve dhe zhvillimin e ndeshjeve kampionale në lojërat futboll, hendboll, basketboll, boks, pingpong, atletikë, çiklizëm, karate, bodybilding etj.
Të ndërmerren të gjitha masat e duhura për të bashkëpunuar dhe arritur marrëveshjen me Këshillin për financim të Republikës së Kosovës –dega në Gjakovë për financimin e pjesërishëm të klubeve sportive.
Të bisedohet me sportistë duke ju sqaruar rolin dhe kontributin e tyre te shtetndërtimit ne rrethana te reja,
Te vazhdohet organizimi I aktiviteteve sportive masovike Krosi Pranveror dhe Krosi Vjeshtor, vetëm në rrethana nëse ka kushte dhe siguri për nxënës.
Te vazhdohet organizimi i Sportistit të vitit në fund të çdo viti.
Të sigurohet lokali –zyrja ku do të mbahen seancat e Kryesisë së Lidhjes së Sporteve dhe takimeve tjera me interes të mbijetesës së sportit.
Këto detyra të përcaktuara dhe zbatimi i saj nga ana e Kryesisë së Lidhjes së Sporteve në komunën e Gjakovës të mbështetura nga klubet dhe sportistët tanë janë një dëshmi konkrete për rolin, përgjegjësin dhe realizimin që ka bërë ky institucion sportiv në kohërat më të vështira gjatë tërë historikut te saj.
Duke u bazuar në rrethana të reja, duke u bazuar në qëllimet strategjike të Lidhjes së Sporteve të Kosovës, duke u bazuar në rolin, qëllimin dhe karakterin e garave që kanë pasur sporti në tërësi Kryesia e Lidhjes së Sporteve e komunës së Gjakovës në takimet që ka pasur me klubet dhe përfaqësuesit e saj ka parashtruar një detyre prioritare ndaj të tjerave të mos kërkohet rezultat-sukses me çdo kusht por motoja e saj të jetë ` pjesëmarrja në gara gjithnjë duke pas qasje të disiplinuar, të përgjegjshme dhe duke pas respekt ndaj të gjithë rivalëve në të gjitha garat dhe nivelet – rangjet sportive të Republikës së Kosovës.
Kryesia e Lidhjes së Sporteve menjëherë filloi me një entuziazëm të madh realizimin e detyrave dhe objektivave të përcaktuara sipas një projekt –programi për situatë të jashtëzakonshme.
Siguroi zyrën e përhershme për organizimin e seancave dhe të gjitha takimeve tjera ne restaurantin “FATON” me pronar Ibrahim Domi”, tregon legjenda e futbollit.
Ai flet edhe stërvitjet dhe ndeshjet ku luheshin në atëkohë.
“Trajningjet dhe ndeshjet kampionale në futboll u ç’vendosën në terrenin e Klubit të futbollit `DUKAGJINI ` në Novosellë. Hendbolli dhe basketbolli trajningjet dhe ndeshjet i zhvilluan në terrenet e shkollave të mesme.
Çiklizmi në terrene të hapura brenda dhe jashtë qytetit: Bodybilding, karate, pingpongu në objekte të mbyllura, boksi trajningjet organizoheshin nëpër shtëpi kurse ndeshjet nëpër hapësira të jashtme që i përcaktonte Federata e Boksit.
Atletika – krosi pranveror dhe krosi vjeshtor organizoheshin në shpatijet e Çabratit me plot rreziqe por me një siguri jashtëzakonisht të madhe në radhë të parë të shërbimit profesional të Lidhjes së Sporteve dhe pedagogëve të kulturës fizike.
Ky aktivitet me karakter masovik është organizuar vetëm dy herë pasi që më vonë nuk ka pasur kushte normale posaçërisht të sigurisë
Kryesia e Lidhjes së Sporteve dhe me konkretisht Kryetari i saj Dr. Fehmi Vula pas takimeve që pati me përfaqësuesit zyrtar të këshillit për financim –dega në Gjakovë arritën marrëveshjen për financimin e pjesërishëm të sportit në Gjakove në vlere prej 300 DM në muaj për klubet sportive”, tha më tej.
Vlerën e cekur me lartë me autorizimin e Kryesisë së Lidhjes së Sporteve e tërhiqnin një herë në muaj kryetari Dr. Fehmi Vula së bashku me Sekretarin profesional Faruk Domi mjete këto që menjëherë i deponojshin në kompaninë e derivateve `Marrash Petrol` sipas marrëveshjes së arritur me këtë company.
“Të drejte të shfrytëzimit te derivateve e kishin vetëm klubet që merrnin pjesë aktive në gara dhe në të gjitha rastet kur ishin mysafir. Tërheqja e sasisë së derivateve bëhej vetëm nga personat zyrtar të klubeve duke marr pëlqimin dhe nënshkrimin e Kryetarit të Lidhjes së Sporteve Dr. Fehmi Vula.
Kjo ishte një ndihmesë shumë modeste sepse kërkesat e klubeve ishin shumë më të mëdha dhe vlera prej 300 DM destinohej vetëm për derivate. Shumë shpesh sportistët tanë nuk e kishin luksin as të ushqeheshin, e mos të flasim për rreziqet që ndodhnin gjatë udhëtimeve, gjatë trajningjeve apo gjatë zhvillimit të ndeshjeve sepse gjithnjë ishin të përndjekur dhe rrezikuar nga policia serbe.
Si zakonisht në fund të çdo viti Lidhja e Sporteve organizonte `zgjedhjen e sportistit te vitit` manifestim i cili plot 6 vite u organizua jashtë objekteve sportive në restaurantin `FATON` dhe ishte shumë i suksesshëm”, thotë Domi.
Pronaret e Restaurantit `FATON ` Ibrahim dhe Mustafa Domi
Restauranti `FATON` ishte vendembajtja e të gjitha takimeve të Lidhjes së Sporteve ` 1991 - 1998!
Manifestimi sportiv `zgjedhja e Sportistit të vitit 1995` Dr.Fehmi Vula, Lulzim Koshi, Muhamet Shehu, Faruk Domi, Dr.Mahmut Lila me bashkëshortet - momente pas manifestimit
Heronjtë sportiv të kësaj periudhe të Gjakovës 1991-98
Kryesia e Lidhjes së Sporteve
Dr. Fehmi Vula - kryetar
Faruk Domi - sekretar profesional
Masar Lluka - anetar
Hani Hoxha - anëtar
Bajram Bardhi - anëtar
Blerim Vula - anëtar
Qemajl Juniku - anëtar
Bedri Cahani - ishte përndjekur
Luan Vokshi -s`ka marr pjesë
Dr. Fehmi Vula
Klubi futbollistik `Vëllaznimi`
Bajram Bardhi - Kryetar
Blerim Vula - sekretar
Fatmir Zhubi - trajner
Genc Hoxha - trajner
Futbollistë -40
Prof. Faruk Domi
Klubi futbollistik ` Gjakova `
Xhafer Morina - Kryetar
Remzi Hasi - anëtar
Ismet Kusari - anetar
Besim Juniku - trajner
Ibrahim Domi - trajner
Futbollistë aktiv - 40
Klubi i basketbollit `Vellaznimi `
Bashkim Vesvesja - Kryetar
Burim Koshi - anëtar
Shkëlzen Puka - anëtar
Shkumbim Kumnova - trajner
Hashim Rraci - trajner
Basketbollistë aktiv - 30
Klubi hendbollit `Vëllaznimi `
Hasan Krasniqi - Kryetar
Qemajl Lluka - anëtar
Met Shehdadi - sekretar
Ismajl Berisha - trajner
Nexhdet Dobroshi - trajner
Shani Brahushi - trajner
Hendbollistë aktiv - 35
Klubi çiklistik ` Gjakova 137 `
Gani Muhaxhiri - Kryetar
Fahri Duraku - anëtar
Gëzim Dylazeka - anëtar
Njazi Berisha - trajner
Çiklistë aktiv - 20
Klubi i pingpongut `Vëllaznimi`
Minir Rraci - Kryetar
Nexhmedin Canhasi - anëtar
Admir Boshnjaku - trajner
Albert Varaku - trajner
Pingpongistë - 15
Klubi bodibilding `VIGANËT `
Agim Dyla - Kryetar
Bedri Cahani - anëtar
Agron Nagavci - anëtar
Halil Xharavina - trajner
Bilderë - 40
Klubi karate ` Vëllaznimi `
Minip Pozhegu - kryetar
Afrim Bordoniqi - Trajner
Afrim Gazija - trajner
Karateistë - 40
Klubi I boksit ` Gjakova 137 `
Masar Lluka - Kryetar
Nadir Shllaku - anëtar
Hasan Deda - sekretar
Muharrem Rudi - trajner
Hajdar Thaqi - trajner
Boksierë - 20
Klubi atletik `Vëllaznimi`
Agron Muqaku - Kryetar
Gazmend Doli - atlet
Atletët në garën e krosit - 50 garues
Lidhja komunale e futbollit Gjakovë
Në kuadër të lidhjes komunale të futbollit në Gjakovë është organizuar edhe liga e futbollit e përbërë prej 10 klubeve sipas kësaj renditjeje siç vijon:
1. KF ` Rinia` Dol - 20 futbollistë
2. KF ` Kigen –a` Gjakovë - 20 futbollistë
3. KF `Rrezja Bishtazhin - 20 futbollistë
4. KF `Dushkaja` Dushkajë - 20 futbollistë
5. KF `Luftëtari` Brekoc - 20 futbollistë
6. KF` Dardanët ` Dardani - 20 futbollistë
7. KF `Kralani` Kralan - 20 futbollistë
8. KF ` Dujaka ` Dujakë - 20 futbollistë
9. KF `Rilindja` - Skivjan - 20 futbollistë
10. KF `Dukagjini` Novosellë - 20 futbollistë
Organizimi i kësaj lige të futbollit në nivel komunal pos tjerash ka pas për qëllim përgatitjen fizike të te rinjve dhe mos largimin e tyre nga Kosova.
Organizimin e kësaj lige e ka realizuar anëtari i kryesisë së Federatës së futbollit të Kosovës Faruk Domi me komisionet përkatëse dhe përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse.
Aktivitetet sportive me karakter masovik
Gjatë kësaj periudhe kohore ndër më të vështirat në tërë historikun e sportit gjakovar dhe të Kosovës Shërbimi profesional i Lidhjes së sporteve në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike kanë organizuar garat në atletikë Krosi pranveror dhe Krosi Vjeshtor për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm.
Kjo garë është organizuar në shpatijet e Çabratit me një organizim të shkëlqyeshëm dhe me një prezencë shumë të madhe të nxënësve prej afro 500.
Këtë aktivitet sportiv e organizuan:
Faruk Domi - Sekretar profesional i Lidhjes se Sporteve
Agim Dyla - Bashkëpunëtor profesional i Lidhjes se Sporteve
Pedagoget e kulturës fizike –
Flamur Vala - shkolla ` Mustafa Bakija`
Gezim Lila - shkolla `Mustafa Bakija
Avni Haxhia - shkolla` Mazllom Kpuska`
Shefqet Maloku - shkolla `Zekeria Rexha `
Mark Lasku - shkolla ` Zekeria Rexha `
Gazmend Lyta - shkolla ` Emin Duraku `
Arsim Haxhishabani - shkolla ` Hajdar Dushi `
Nevruz Berisha - shkolla `Kadri Kusari `
Federata e Futbollit të Kosovës – dega Gjakovë
Federata e futbollit të Kosovës për t`ju shmangur represionit sistematik që ushtrohej mbi popullatën dhe sportistet tanë mori një vendim shumë të drejtë dhe të qëlluar. Organizimi i ndeshjeve u shpërnda në 4 grupe në këto qendra -
- Grupi i Prishtinës
- Grupi i Gjakovës
- Grupi i Mitrovicës
- Grupi i Ferizajt
Kryesia e Federatës së futbollit të Kosovës pas një seance - Bogaj – 1996
Shyqeri Gashi, Shemsedin Muhxheri, Flamur Vala, Arsim Fehmiu, Jakup Kasapolli, Rexhep Abdullahu, Naim Besimi, Skënder Hoxha, Faruk Domi
Grupi I Gjakovës - Përfshinte 8 ekipe të Rrafshit të Dukagjinit
1. KF ` Vëllaznimi ` - Gjakovë
2. KF ` Gjakova `- Gjakovë
3. KF ` Dukagjini - Klinë
4. KF `Besa` - Pejë
5. KF ` Rahoveci` - Rahovec
6. KF ` Liria` - Prizren
7. KF `Opoja` - Opojë
8. KF ` Ballkani ` - Suharekë
Udhëheqës dhe përgjegjës për organizimin e këtij grupi u emërua anëtari i kryesisë së Federatës së futbollit të Kosovës dhe futbollisti i mirënjohur Faruk Domi.
Llukar - 1995
Seleksioni i grupit të Gjakovës dy herë fitues në turnet e katër grupeve të Federatës së futbollit të Kosovës me selektor Faruk Domi dhe trajnerët Genc Hoxha, Sabit Osmani.
Vlen të theksojmë se Grupi i Gjakovës ishte grupi më i organizuar dhe më i suksesshëm, sepse nga ky grup KF `Dukagjini` nga Klina arriti që për herë të parë të bëhet kampion i Kosovës në futboll.
Suksesi tjetër i radhës i grupit të Gjakovës ishte në turnet që organizoheshin për çdo vit të 4 seleksioneve të Grupeve me ç`rast Grupi i Gjakovës dy here triumfoi.
Personat kontributdhënës në futboll - Grupi i Gjakovës
Faruk Domi – përgjegjësi –Komisari i ligës
Xhafer Morina - Kryetar i komisionit tekniko-arbitrar-Gjakovë
Mark Tuqi - anëtar, Gjakovë
Selajdin Kume - anëtar, Prizren
Ramadan Hoxha – anëtar, Prizren
Ismet Ahmeti - anëtar, Pejë
Shyqeri Gashi - anëtar, Pejë
Isuf Lumi - anëtar, Suharekë
Arbon Desku - anëtar, Klinë
Donatorët
Xhevdet Gashi –Galani - Pejë
Arbon Desku - Klinë
Ibrahim Domi dhe Mustafa Domi pronar të Restaurantit ` FATON` vendi ku mbahej e gjithë veprimtaria e sportit të Gjakovës.
Sportistët të vrarë të shpallur heronj
Elton Zherka - bilder
Përmet Vula - bilder
Sportistë të vrarë të shpallur dëshmor
Bashkim Idrizi - hendbollist
Xhafer Thaqi - Boksier
Xhavit Islami - futbollist
Sportistë të vrarë-viktima të luftës
Agim Efendia - Basketbollist
Avni Spasi - Futbollist
Agron Dana - pedagog i kulturës fizike
Bashkim Domi - futbollist
Osman Haxhiavdyli - futbollist
Fehmi Lleshi - futbollist
Bujar Tetrica - futbollist
Gazmend Isufi - futbollist
Sportistë punëtorë Sportiv të burgosur
DR. Fehmi Vula - kryetar Lidhjes së Sporteve - 6 muaj - në Gjakovë, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.
Admir Pruthi - futbollist - 24 muaj në Dobravë, Pozharevc, Nish.
Adnan Haxhibeqiri – Punëtor sportiv - 24 muaj në Dobravë, Nish, Pozharevc.
Afrim Caka - bilder - 24 muaj në Dobravë, Pozharevc, Nish.
Personalitete të sportit, trajner të keqtrajtuar dhe në biseda informative
Dr. Fehmi Vula - Kryetar i Lidhjes së Sporteve –veteran i luftës
Faruk Domi - Sekretar i Lidhjes Sporteve, përgjegjës i grupit Gjakovës
Fatmir Zhubi - trajner i klubit futbollit `Vëllaznimi`
Afrim Bordoniqi – trajner i klubit karate `Vëllaznimi`
Gani Muhaxhiri - Kryetar i klubit çiklistik ` Gjakova 137`
Minir Rraci - trajner I klubit pingpongut `Vëllaznimi`
Agron Nagavci - trajner i klubit bodybilding ` Viganët`
Agim Dyla - Kryetar i klubit bodybuilding ` Viganët`
Bedri Cahani - i përndjekur nga regjimi - anëtar i Lidhjes Sporteve.